Melinda Ademi publikoi dje këngën e re me titullin “Qa din ti”, që për 24 orë ka arritur 1 milionë klikime në “Youtube”.
Por duket se performanca e këngëtares nuk ka kaluar pa u kritikuar nga reperja Gjira.
Kjo e fundit e ka prekur Melindën në një çështje delikate, që është ndarja nga jeta e nënës së saj.
Gjira shprehet se këto femra nuk mund ti marrë seriozisht, duke iu referuar veshjes së Melindës, pak muaj pasi nëna e saj ndërroi jetë.

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkruan Gjira në reagimin e saj.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Melinda. Kjo e fundit e ka vuajtur ndarjen nga jeta të së ëmës duke u shkëputur për një kohë të gjatë nga rrjetet sociale dhe muzika.
