Reperi shqiptar takohet me Bill Clinton, nuk e dinim që ish-presidenti luajti në albumin e tij të fundit!

Reperi shqiptar ka befasuar duke publikuar fotografi bashkë me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Bëhet fjalë për Gashin, njërin nga shqiptarët më të njohur në skenën ndërkombëtare.

Reperi shihet tejet i afërt me ish-presidentin teksa bisedojnë së bashku por befasia qëndron diku tjetër.

Gashi zbuloi se Clinton mori pjesë në albumin e tij si instrumentist.

“Jam i nderuar që kam pasur këtë njeri të luajë saks në albumin tim 1984”, ka shkruar Gashi krahas fotove.

Gashi është pjesë e studios muzikore RCA RECORDS, që është akronim i Radio Corporation of America.

Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.