Reperi i njohur shqiptar rikthehet me ish-bashkëshorten?!, detaji që i zbuloi se ndodhen në të njëjtin vend

Ndarja e S4mm nga Filis Ismaili vetëm pak kohë pas martesës bëri bujë të madhe në media.

Reperi i njohur dhe ish-partnerja e tij fillimisht hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale më pas fshinë të gjitha fotografitë që kishin bashkë.

Kjo bëri që ndjekësit e tyre të kuptojnë se janë ndarë derisa vetë S4mm konfirmoi lajmin.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, kishte thënë reperi.

Ndërkohë para pak ditësh ata janë kapur se ndodhen në të njëjtin vend dhe u zbuluan vet përmes rrjeteve sociale.

Dy-ish partnerët kanë publikuar pamje nga e njëjta dasmë duke vërtetuar se ndodhen në të njëjtin vend.

Nuk dihet nëse ishin bashkë po kanë rastisur të jenë bashkë, por duke pasur paraysh fjalët e reperit se kishte lënë derë të hapur për të ardhmen shpresojmë se dyshja janë ribashkuar.