Reperi me famë botërore, Ludacris është bërë baba për herë të katërt. Partnerja e tij, Eudoxie solli në jetë vajzë dhe emrin ia vendosën Chance Oyali Bridges.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ludacris, me anë të disa fotove në rrjete sociale ku ai dhe bashkëshortja shihen me të porsalindurën.

Çifti janë prindër dhe të një vajze tjetër të quajtur Cadence, ndërsa Ludacris ka dhe dy vajza të tjera nga lidhjet e mëparshme.
