Lajmi për vdekjen e Mino Raiolas që pushtoi mediat sportive kudo në botë del të jetë i pavërtetë!
Menaxheri i njohur Italian i futbiolli nuk ka ndërruar jetë, siç raportuan mediat italiane pak çaste më parë.
Raiola është në gjendje të rëndë, por që nuk ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali ku po qëndron ai i shtruar, San Raffaelle në Milano.
“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo.
Raiola është i sëmurë që nga muaji janar, por po lufton ende me jetën.
Ai është menaxher i futbollistëve të mëdhenj si Ibrahimovic, Haaland, Pogba, Verratti etj.


