Kanë kaluar 8 muaj kur Mozzik dhe Capital T u përfshinë në një seri disash e ofendimesh.
Gjersa nuk dihej për ndonjë raport të tensionuar mes tyre papritur Capital T i bëri një diss.

“Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori”, thuhej në tekstin e një freestyle të Capitalit në një emision.
Kjo u kuptua si diss ndaj Mozzikut dhe nuk vonoi shumë dhe kundërpergjigja erdhi.
Mozzik deklaroi se për të është e habitshme që t’i bëjnë “diss” kolegë që i flasin shumë mirë, pa përmendur emra teksa nënvizoi se vetë “nuk është model me muskuj por pëlqehet për muzikën që bën”.
E pas 8 muajsh fansat kanë vënë re diçka që po i lidh sërish dyshen por kësaj radhe diçka pozitive.

“Ok ok”.
Ky ka qenë mbishkrimi i njëjtë që brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore e kanë përdorur të dy në rrjete sociale.
Një gjë komplet rastësi? Një kundërpërgjigje? Apo pajtim që mund të rezultojë me ndonjë bashkëpunim?
Se çka po ndodh mbetet të shohim në vazhdim.

