Keyeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij joformale në Greqi ku përveç disa zyrtarëve të lartë të PS bashkë me të janë edhe dy këngëtarët Era Rusi dhe Noizy.
Në tingujt e himnit shqiptar dhe më pas të himnit të Bashkimit Europian Rama mblodhi komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë.
Era Rusi dhe Noizy kanë elektrizuar sallën e stadiumit “Galatsi”.
Ishte Era Rusi ajo që performoi e para e më pas reperi Noizy, i cili këndoi këngën e tij “Nuk kanë besu”, e cila flet për suksesin e shqiptarëve nëpër botë.
Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa salla “Christmas Theater” është mbushur plot me emigrantë shqiptarë të cilët valëvitin nëpër duar flamurin kuq e zi.