Presidenti rus Vladimir Putin ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij frances, Emmanuel Macron.
Biseda e zhvilluar ditën e sotme zgjati 90 minuta dhe Putin tha se qëllimi i Rusisë në Ukrainë do të arrihet.
Lufta Rusi-Ukrainë është në ditën e saj të 8-të, ndërkohë që Putin në bisedën me Macron është shprehur se ‘operacioni ushtarak do të përmbushet’.
Ndërkohë, delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për një raund të dytë bisedimesh sot në Bjellorusi, pasi një këshilltar presidencial ukrainas konfirmoi se përfaqësuesit e tyre ishin rrugës.
Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter se delegacioni ukrainas po udhëtonte për në pikën e takimit.
