Pyetet për Adrolën, babai i Capital-T i prerë: Ne nuk kemi…

Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej kohësh për një lidhje, por edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar hapur, fotot e tyre së bashku dhe detajet e tjera nuk kanë lënë vend për dyshime.

Megjithatë, dyshja duket se ende nuk i kanë bërë gjërat familjare, të paktën kështu ka lënë të kuptohet babai i Capital T, Agim Ademi.

Në një intervistë, Ademi tregoi se djali tij nuk ka sjellë ndonjë vajzë në shtëpi.

“Ne nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që kanë dalë disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjejë gjithçka mbi jetën e tij që unë e mbështes deri në fund” -u shpreh Ademi.