“Putin mund të ketë vdekur”, Inteligjenca britanike “shokon” me deklaratën

Një deklaratë e papritur vjen nga shefat e inteligjencës britanike lidhur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Mendohet se Presidenti Putin tashmë mund të jetë i vdekur pasi ka qenë i sëmurë rëndë.


Një burim i tha Daily Star Sunday se paraqitjet e fundit të Putinit në media me shumë mundësi ishin regjistruar paraprakisht. Një zëvendësues mund të jetë përdorur gjithashtu në ngjarje publike, si Parada e Ditës së Fitores në Moskë në fillim të këtij muaji.

Një burim i inteligjencës tha: “Putini është shumë i sëmurë dhe kur të vdesë, vdekja e tij do të mbahet sekret për javë, nëse jo muaj”.

Shëndeti i 69-vjeçarit është përkeqësuar dukshëm muajt e fundit. Ai është shfaqur më pak i lëvizshëm dhe fytyra e tij ka qenë e fryrë, me disa vëzhgues që sugjerojnë se ai mund të ketë kancer në gjak.

Besohet gjerësisht se ai po merr steroide ose po merr trajtim për kancerin, gjë që e ka bërë atë të duket me fytyrë të fryrë.