Publikuan foto intime së bashku, Shakira në lidhje me yllin e “Emily In Paris”? (VIDEO)

Shumë media ndërkombëtare kanë shkruar se ylli më famë botërore, me prejardhje latine, Shakira, është në lidhje dashurie me aktorin e famshëm të serialit të mirënjohur “Emily In Paris”, Lucien Laviscount.

Më parë ka pasur disa thashetheme e gjithashtu është raportuar për një lidhje në mes yjeve, ndërkohë që ata nuk i kanë konfirmuar lajmet.

“Ajo me të vërtetë po del me të”, ka thënë për US Weekly, një burim i afërt me Shakiran.

Ky burim ka shtuar se gjithçka në mes tyre ka filluar ndërsa po filmonin videoklimin e këngës “Punteria” të këngëtares, në të cilën shfaqet aktori.

Ndërkohë një tjetër burim ka thënë se çifti në fjalë ka një romancë të çiltër dhe se Lucienit i pëlqen shumë Shakira.

Shakira dhe 31-vjeçari Lucian, janë takuar gjatë xhirimit të videos së këngëtares, ndërkohë që ajo kishte ndarë disa fotografi nga këto xhirime.
Disa prej këtyre fotografive ngjallën spekulimet se ajo mund të jetë në lidhje të re dashurie.

Aty këngëtarja shihet në përqafimin e aktorit britanik, i cili është shok i këngëtares me famë botërore, me origjine shqiptare, Rita Ora.