Publikoi fotografi nudo, aktori i njohur e pëson keq nga fansat e irrituar

Disa fotografi të hedhura në Instagram nga aktori Orlando Bloom zgjuan kritika të mëdha tek ndjekësit e tij të shumtë.


Pamjet nuk ishin të zakonshme pasi aktori u shfaq komplet nudo teksa shihej në një liqen.

Në disa nga pamjet ai shihet teksa noton ndërsa fotografia kryesore që bëri bujë ishte kjo ku Orlando shihet me kurriz ka kamera teksa të pasmet i ka mbuluar me një ’emoji pjeshke’.

Në këtë fotografi shihen qartë njerëzit e tjerë përballë dhe kjo ka bërë që ndjekësit ta kritikojnë me të madhe aktorin duke mos e pritur aspak mirë.

Por përkundër kritikave të ashpëra Bloom nuk u zbraps duke mos fshirë fotot madje për t’u treguar se është moskokëqarës vazhdoi me publikimin e të tjera fotografive.