Ka shkaktuar debat të madh një video intime e shpërndarë gjatë ditëve të fundit në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për videon e një vajze, teksa deklaratat se është gjetur në telefonin e një shumë të kërkuari kanë shtuar intrigën, por edhe vëmendjen e publikut për rastet e lidhjeve të grupeve kriminale me botën mediatike dhe më gjerë.
Në media u aludua se vajza në video ishte prezantuesja Luana Vjollca, por më pas u zbulua se ishte totalisht një video e montuar nga persona që kanë dashur të ulin figurën e saj.
VoxNews ka siguruar videon origjinale ku nuk është moderatorja Luana Vjollca por një vajzë tjetër dhe video është e transformuar nga Inteligjenca Artificiale.
Siç duket dhe nga pamjet nuk është Luana Vjollca, por një vajzë tjetër ku është marrë fytyra e moderatores dhe është vendosur në video./VoxNews