Publikohet traileri i ri i sezonit të dytë të Squid Game

The Squid Game është rikthyer dhe Netflix ka publikuar një trailer të ri për sezonin e tij të dytë të shumëpritur.

Sezoni i dytë i serialit korean do të jetë i disponueshëm në Netflix nga 26 dhjetori , ndërsa sezoni i tretë dhe i fundit do të publikohet në vitin 2025.

Seriali korean ka arritur të bëhet një nga hitet më të mëdha të Netflix duke tërhequr 11 milionë abonentë brenda 25 ditëve nga premiera e tij më 17 shtator 2021, në mbarë botën.