Policia shqiptare ka arrestuar reperin, Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”, i cili dje u përfshi në një përleshje me reperin, Rigels Rajku i njohur me pseudonimin “Noizy”.
”Cllevio” u arrestua pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tashmë videot e tij teksa bie në prangat e policisë janë publikuar në media.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia e Shtetit, gjatë kontrollimit, “Cllevios” i është gjetur lëndë narkotike cannabis sativa dhe tri thika, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Kujtojmë, se “Cllevio” vite më parë ishte anëtar i grupit “TBA” dhe mbante nofkën “Hudra”.