Hollywood-i njihet prej kohësh si “Fabrika e ëndrrave”, një vend ku artistët dynden në kërkim të famës.
Megjithatë, duket se po e humbet atraktivitetin e tij vitet e fundit, pasi gjithnjë e më shumë personazhe të famshëm largohen nga SHBA-ja dhe zhvendosen në Francë.
Fluksi është aq i konsiderueshëm sa vendi evropian është quajtur “Frollywood”. Angelina Jolie, Pamela Anderson dhe George Clooney janë vetëm disa nga emrat që me kënaqësi e kanë ndërruar “Qytetin e ëndrrave” me “Qytetin e dritës”, duke shijuar një ritëm më të qetë jetese, shkruan “Daily Mail”.
George dhe gruaja e tij Amal shkuan aq larg sa aplikuan për shtetësi franceze vitin e kaluar, duke shpjeguar se binjakët e tyre tetëvjeçar, Ella dhe Alexander, kanë një cilësi shumë më të mirë jetese që kur janë zhvendosur. “Jeta e tyre është shumë më e mirë. Isha i shqetësuar se si do të rriteshin në Los Angeles, në atë kulturë të Hollivudit”, tha Clooney. “Ndjeva sikur nuk do të kishin kurrë një shans të drejtë. Në Francë, atyre nuk u intereson fama”.
Megjithatë, nuk është vetëm jeta familjare që i ka tërhequr amerikanët në Francë. Uljet tatimore të vendit po e bëjnë punën në Paris gjithnjë e më tërheqëse, ndërsa zjarret e tmerrshme në Los Angeles vitin e kaluar kanë detyruar gjithashtu disa yje të rishqyrtonin se ku ndodhet shtëpia e tyre./Indeksonline
