Pse turistët në Kroaci marrin uthull në plazh? Problemi po bëhet më i madh çdo vit

Për shkak të klimës, bregdetit të bukur dhe detit të ngrohtë në detin Adriatik, Kroacia është një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë bota.

Por avantazhi më i madh i vendit mund të kthehet së shpejti në disavantazhin e tij më të madh.

Rritja e numrit të kandilit të detit përgjatë bregdetit të Kroacisë është një problem serioz. Për fat të keq turistët përjetojnë takime të dhimbshme me këtë grabitqar detar gjithnjë e më shpesh.

Pickimet e kandilit të detit sjellin shqetësim dhe dhimbje trupore. Kontakti me këtë substancë shkakton një reagim të ngjashëm me djegie, skuqje, ënjtje dhe dhimbje.

Për këtë arsye turistët gjithnjë e më shumë po marrin me vete uthull në plazh. Kjo pasi që uthulla ndalon helmimin dhe lehtëson dhimbjen nga pickimi i kandilit të detit.