Pse po i bërtet?! Paparazzi kap MAT Bora Zemanin dhe Atdhe Xharavinën [VIDEO]

Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Bora Zemanit. Shpesh herë ai është ngacmuar dhe pyetur në lidhje me të apo pyetja më e shpeshtë është: A je në një lidhje me Borën?

Gjë të cilën ai e ka mohuar, madje është shprehur që është i dashuruar momentalisht (pa zbuluar personin në fjalë).

Kryefjala.com ka siguruar një video nga ndjekësit ku shihen Bora dhe Atdheu së bashku. Ata ndodhen në një lokal dhe nga qendrimi duket se janë duke debatuar. Madje Bora duket tejet e acaruar dhe është duke i bërtitur Atdheut. Për çfarë vallë?

Nuk dihet ende se në çfarë momenti është kapur kjo video: gjatë kohës që xhirohej Përputhen apo tani vonë. Gjithesesi kaq mjafton për të ngritur dyshime në publik!