“Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georginës fiks?”, Armina Mevlani ka këtë përgjigje ndaj ndjekësit: “Të pasmet e mëdha …”

Armina Mevlani numëron 1.9 milion ndjekës në Instagram, dhe si blogere është mjaft aktive në rrjetin social. Bukuroshja 29 vjeçare ndan me ndjekësit shumë momente nga jeta e saj dhe hera herës bën bashkëbisedime me ndjekësit e saj.

Në një prej pyetjeve nga publiku, dikush i ka sugjeruar Arminës që të kryejë një ndërhyrje në të pasme që të duket si Rodriguez, pasi shpesh herë bukuroshen shqiptare e krahasojnë me partneren e CR7, vërtet ngjajnë shumë!

“Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georginës fiks?”, i ka shkruar dikush Arminës.
Dhe përgjigja e saj ishte kjo:
“1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë ‘must’
2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam
3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet.
4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”