Prej më shumë se dy dekadash, Angelina Jolie vazhdon të renditet ndër gratë më të bukura dhe më ikonike në botë. Jo vetëm për tiparet e saj karakteristike, por edhe për prezencën dhe karizmën që e kanë kthyer në një simbol global bukurie.
Buzët e plota, sytë ekspresivë dhe tiparet e theksuara të fytyrës janë bërë shpesh referencë në industrinë e modës dhe beauty-t. Madje, për vite me radhë, look-u i saj është konsideruar si një nga më të kërkuarit në klinikat estetike.
Por bukuria e Angelina-s nuk lidhet vetëm me pamjen. Aktorja është admiruar gjithmonë për elegancën, vetëbesimin dhe mënyrën si është prezantuar në publik. Që nga rolet ikonike në Hollywood, deri tek angazhimi i saj humanitar në mbarë botën, ajo ka krijuar figurën e një gruaje të fortë dhe elegante njëkohësisht.
Edhe sot, në moshën 50-vjeçare, Angelina Jolie mbetet një nga emrat më të komentuar sa herë flitet për standardet e bukurisë në showbiz.
