Sportistja e njohur Angela Carini ka refuzuar shpërblimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit. Boksierja italiane e vënë në qendër të vëmendjes në Olimpiadën e Parisit i është përgjigjur në këtë mënyrë, faktit që u përball me algjerianen e shumë komentuar për shkak të gjinisë, Imane Khelif.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Federata Italiane e Boksit, me arsyetimin që nuk i përket asaj organizate, por World Boxing.
Shoqata Ndërkombëtare e Boksit që mbikëqyr sportistët elitar të kësaj disipline premtoj 100 mijë euro, shpërblim, ekuivalente me atë që i jepet një atleti që kurorëzohet kampion Olimpik.
Çmimi do të ndahej me 50 mijë euro për boksieren, 25 për trajnerin e saj, dhe 25 mijë euro të tjera për Federatën.
Carini u përball në raundin eliminator me algjerianen Khelif, e cila dyshohet se pasi ka ndryshuar gjini garon jo si e barabartë në disiplinën e boksit të vajzave.