Provokon sërish JLo! Vetëm me një fustan rrjetë pozon për kopertinën e Elle

Jennifer Lopez ka dalë një yll i vërtetë në kopertinën e numrit të grave në Hollywood të “ELLE”.

54 vjeçarja foli për mënyrën sesi femrat bëhen më seksi ndërsa rriten në moshë dhe tha se ajo mund të punojë deri në moshën 90 vjeç.

Ajo pozoi e zhveshur nën një fustan dantelle të kuq gjysmë të tejdukshëm, i cili kishte një detaj të thellë përpara për një imazh të shkëlqyeshëm.