Përveçse një nga këngëtaret më të famshme në botë, Dua Lipa është padyshim një ikonë mode. Shqiptarja 25 vjeçare gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me veshjet dhe stilin e saj në tapetin e kuq, dalje publike dhe Instagram.
Këtë herë ylli i “New Rules” ka rrëmbyer vëmendjen e Donatella Versace që në mëngjes.
Dua ka postuar disa foto në Instagram me një këmishë të gjatë nate ngjyrë të zezë të firmës luksoze, ku dukej tepër sensuale e provokuese.
“Mirëmëngjes,” shkruan këngëtarja në përshkrim, e menjëherë ka ardhur edhe reagimi i stilistes italiane, e cila ka komentuar në postim një “emoji” me zjarr e një me zemër.
Kujtojmë se Dua Lipa mori tre nominime për “Brit Awards 2021”. Ajo ka njoftuar se është nominuar tre herë, konkretisht në: ”Female Solo Artist”, ”British Single (Physical)”, ”Mastercard Album of The Year”. Dua do të jetë e pranishme gjithashtu si e ftuar speciale në “Brit Awards” për të performuar.


