Protesta e opozitës me foto/ Kryeministria mes tymit dhe flakëve, protestuesit mbyllin me molotov tubimin, disa të shoqëruar

Pas më shumë se dy orësh është mbyllur protesta e opozitës e zhvilluar para kryeministrisë dhe e kryesuar nga disa nga zyrtarët më të lartë të Rithemelimit, në mungesë të prezencës fizike të ish- kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit nuk ndodhej aty pasi prej 30 dhjetorit të vitit 2023 ndaj tij GJKKO ka dhënë masën arrest shtëpie, por ai e mbajti fjalën e tij përmes ekranit.

Pas mbarimit të protestës, policia ka shoqëruar disa nga protestuesit të cilët shkaktuan incidente .

Ata hodhën lëndë të rrezikshme në drejtim të godinës, si molotovë, shashka, dhe gurë.

Madje protestuesit arritën të rrëzonin edhe gardhin metalik ndarës të policisë, duke iu afruar kordonit. Megjithatë efektivët mundën të parandalonin përshkallëzimin e situatës, deri sa më në fund protestuesit u shpërndanë.