Probleme me Instagram, Facebook dhe WhatsApp, vjen reagimi i parë nga aplikacionet e shumëpërdorura!

Që prej orës 17:00 rrjetet sociale si Instagram, Facebook dhe WhatsApp ndaluan në funksionuari. Të treja aplikacionet nën pronësi nga Facebook ishin të pamundura për t’u përdorur nga të gjithë njerëzit.

Në një njoftim nga WhatsApp thuhet se i gjithë ekipi është duke punuar për t’i kthyer gjërat në normalitet.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz po përjetojnë probleme me WhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë.

Gjithashtu edhe Facebook reagoi nëpërmjet një deklarate duke pranuar se ishin të vetëdijshëm për mosfunksionimin e rrjeteve sociale.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në deklaratën e shefit ekzekutiv të komunikimit në Facebook, Andy Stone.

Vlen të rikujtojmë se në vitin 2019, Facebook pësoi ndërprerjen e saj më të madhe ndër vite dhe për këtë gjë u deklarua se ishte një problem i shkaktuar gjatë “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë”, megjithatë kompania është treguar përgjithësisht mjaft e fshehtë për shkaqet e ndodhive të tilla.