Prej kohësh, Ronela Hajati kishte paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “Aventura”. Pritjes i erdhi fundi pasi videoklipi është publikuar më në fund sot!
Këngëtarja 31 vjeçare ka ardhur “e nxehtë” dhe plot ritëm e energji në këngën e re. Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge është kujdesur vetë Ronela. “Aventura” duket se do t’i bashkohet listës së hiteve verore, pasi që në momentin e lançimit ka marrë një feedback pozitiv nga fansat.
Kujtojmë se në mars Ronela publikoi këngën e parë të albumit të saj “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit.
Kënga e parë që ajo publikoi ishte “Prologue”, më pas në 10 prill ajo solli projektin “Shumë i mirë”, që po ashtu është pjesë e albumit. /Afterparty.al
