“Priti 6 muaj për puthjen e parë”, Beniada zbulon më shumë për partnerin dhe historinë e saj të dashurisë

Beniada më në fund ka pranuar se është lumturisht e dashuruar, duke u shprehur:

“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.- teksa ka pranuar se partneri i saj është përgjegjës për lumturinë që ndjen, edhe pse ajo nuk ishte duke e kërkuar një histori dashurie në kohën kur u njohën dhe ka qenë mjaft “e hutuar”, por ai “i bëri magji”. 

Megjithatë Beniada vazhdoi të mos e zbulonte, të paktën publikisht, identitetin e partnerit, edhe pse mediat më shumë se njëherë kanë aluduar në lidhje me këtë, ndërsa zbuloi edhe një detaj mjaft interesant. Ajo tha se ai ka pritur 6 muaj për t’i dhuruar puthjen e parë, ndërsa u shpreh se “gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri”.