Ajo është një prej aktoreve më të suksesshme turke dhe ka arritur menjëherë të vjedhë zemrat e të gjithë publikut shqiptar gjithashtu.
Bëhet fjalë për “Naren”, Neslihan Atagül, e cila prej vitesh tashmë është e martuar me aktorin e famshëm Kadir Dogulu, por ende nuk kanë vendosur të bëjnë fëmijë.
Për këtë arsye, aktorja pyetet shpesh, por mesa duket kjo pyetje është kthyer në një bezdisje për të.
Sa herë bën dalje publike, aktorja ndiqet nga paparazzi dhe pyetje rreth ardhjes në jetë të një fëmijë është e pashmangshme.
Në një nga herët e fundit ndodhi përsëri e njëjta gjë:
“A po mendoni të bëni fëmijë?” e pyet paparaci
“Po ti a po mendon? I ke dy, hajde bëje të tretin”, iu përgjigj Neslihan.
View this post on Instagram
