U aludua se janë zënë, flet Fifi për herë të parë për marrëdhënien me Luana Vjollcën: Ja e VËRTETA!

Prej disa vitesh tashmë Luana Vjollca dhe Fifi gëzojnë një marrëdhënie mjaft të mirë me njëra-tjetrën. Luana ka zgjedhur Fifin si këngëtare për 4 sezone në emisionin nën autorësinë e saj, “Shiko Kush LUAN”.

Ato shpesh herë në rrjete sociale ia kanë shprehur sa përzemër e kanë njëra-tjetrën, por nëse mungojnë ndonjëherë komentet mes tyre do të bëhet nami në rrjet, siç edhe ndodhi.

Së fundmi Fifi festoi 27 vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi, madje as me një urim publik.

Kjo gjë bëri që rrjeti të “zjente” dhe në median online u përhap lajmi ngado se janë zënë dhe nuk flasin edhe pse nuk kishte një reagim nga dyshja.


Ka qenë Fifi ajo e cila është pyetur nga një fanse se si qendron e vërteta e zënkës mes saj dhe Luana Vjollcës dhe këngëtarja nuk e la pa një përgjigje.

“E kam marrë urimin në privat… Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, shkruan Fifi teksa ka bërë “tag” Luanën, e cila e ka ripostuar dhe shkruan “My Fifi?”


Epo më në fund e mësuam të vërtetën dhe na vjen mirë që gjithçka është shumë mirë mes tyre!