Britney Spears zbuloi se ajo shijoi ‘gotën e saj të parë të shampanjës’ në gati 14 vjet gjatë një darke festive në Catch në West Hollywood të dielën.
Britney Spears ka pohuar se prindërit e saj duhet të mbyllen të dy në burg për marrjen e kontrollit të jetës dhe parave të saj për 13 vjet.
Madje tani ajo është në gjendje të flasë plotësisht kundër prindërve të saj. Ylli i “pop”-it publikoi një videoku tregoi se sa mirënjohëse është që më në fund është ‘e pavarur dhe ndihet si grua e lirë’, por u shpreh ashpër për prindërit e saj, duke shkruar:
‘Nuk po i përmend të gjitha të këqijat që ata më bënë mua, gjë për të cilën të gjithë duhet të jenë në burg… po, duke përfshirë edhe nënën time që shkon në kishë’.