E fejuara e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ishte sot e ftuar përmes një lidhje “Skype” në emisionin “Ftesë në 5″ me Bieta Sulon.
Ndër të tjera, ajo tha se ka agjëruar gjithë muajin bashkë me këngëtarin e njohur dhe zbuloi lutjen e tyre primare.
“Unë jam e përgjithshme në lutje. Lutem për ata që dua, por lutje që të kem fëmijë, e kam lutjen më primare nëse do zoti,” është shprehur Selvija duke na zbuluar kështu planet për fëmijë.
Kujtojmë se pak kohë më parë çifti i famshëm është shprehur se do donin që të bënin një dasme në pranverë, por për shkak të pandemisë së koronavirusit e kanë shtyrë për një moment të dytë, në verë ose në vjeshtë. /Afterparty.al
