Prej kohësh po përflitet për një shtatzëni të dytë të këngëtares Xhensila Myrtezaj. Edhe pse e kami parë në super formë, lajmet kanë marrë dhenë, pas një komenti që ajo mori nga një mikesha e saj.
Xhensila dhe Besi të ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun na zbuluan më shumë rreth planeve për një fëmijë të dytë.
Jonida Shehu: “Ju ka kërkuar Ajka një motër ose një vëlla?”
Xhensila Myrtezaj: Ajka do një vëlla. Çudtërisht nuk e di pse i ka lindur kjo dëshirë. Madje këto kohët e fundit na thërret “vëllai-vëllai” dhe nuk e kuptojmë. Më thotë “mami të lutem, unë jam sister, ti je vëllai”
Jonida Shehu: A keni plane për një tjetër?
Xhensila Myrtezaj: Planet janë të Zotit zakonisht.
Bes Kallaku: Sado që jam munduar të programoj diçka, asgjë nuk ka shkuar sipas planit.
Xhensila Myrtezaj: Gjithmonë plani për ne të dy ka qenë më i mirë seç e kishim menduar.