Princ Harry na paska gënjyer gjatë gjithë kohës me deklaratat e tij?! Ja çfarë e nxori “zbuluar”

Pas intervista me Meghan Markle për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore, Princ Harry ka bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij.

Ai pretendoi se nuk e kishte pasur kurrë mundësinë të ngiste biçikletën me babanë e tij, Princin Charles. Por disa foto të vjetra të publikuara së fundmi, tregojnë të kundërtën e asaj që tha Duka.

Kjo deklaratë e tij është hedhur poshtë pasi disa fotografi të vjetra që u rishfaqën në internet këtë javë, tregojnë se ai e ka pasur mundësinë të qëndrojë në pjesën e pasme të biçikletës së babait të tij, disa herë.Ndërsa në një foto të vitit 1990, Harry i vogël shihet i ulur në pjesën e pasme të biçikletës së Charles, ndërsa ata shëtisin pranë vëllait të tij, Princit William.

Dhe një tjetër foto familjare nga 1989-a tregon William-in dhe Harry-n me prindërit e tyre, Charles dhe Diana-n, duke pozuar së bashku në Ishujt Scilly, secili me biçikletën e tij.

Po deklaratat e tjera të Harry-t a kanë qenë të vërteta?! Publiku ka dyshime! /Afterparty.al