Prezantuesja kosovare konfirmon lidhjen me menaxherin e këngëtarit të njohur

Prej kohësh në media përflitej për një lidhje dashurie mes Festa Çoçaj dhe Bonart Ajvazi.


Prezantuesja e njohur ka shuar kureshtjen e ndjekësve të saj të shumtë duke konfirmuar këta zëra.


Ajo ka publikuar disa fotografi së bashku me Bonartin duke u paraqitur për herë të parë publikisht si çift.


Bonart Ajvazi është menaxheri i këngëtarit të njohur Yll Limani.


Festa në anën tjetër një nga blogeret më të njohura së fundmi e kemi parë edhe si prezantuese e një programi të showbizit.