Luana Vjollca së fundmi ka lançuar dy projekte muzikore të reja, të cilat i kemi dëgjuar kudo këtë verë.
Ndonëse kishim kohë pa e parë në skenë duke kënduar, mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në një nga clubet e kryeqytetit.
Nga videot e shumta që qarkullojnë në rrjete sociale, salla dukej e tejmbushur dhe plot me fansa që këndonin hitet e saj.
Nga ana tjetër, edhe vetë Luana dukej në super formë si gjithmonë, teksa mbante veshur një jumpsuit të zi që i nxirrte në pah format trupore.
Për ta shoqëruar atë, aty pranë ndodhej edhe Marina dhe shoqet e saj më të mira, me të cilat e shohim kudo.
Padiskutim i kishte munguar skenës! VIDEO