“Po tenton të bëhesh si Kiara”/ Komentuesit shpërthejnë ndaj Borës në rrjete sociale

Moderatorja Bora Zemani, ka nxitur diskutime mes ndjekësve të saj pasi publikoi në profilin e saj të Instagramit disa foto të reja që tregojnë një ndryshim të papritur në pamjen e saj.

Në fotot e fundit, Bora shfaqet me një ngjyrë të re flokësh — një “kafe mjaltë” të ngrohtë dhe të shkëlqyeshme, larg nga ngjyra e kuqe që ajo kishte më parë.

Por ky ndryshim duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa ndjekës kanë shpërthyer në kritika, duke “akuzuar” Borën se ka kopjuar stilin e Kiara Titos, një tjetër figurë e njohur e ekranit.