Po tani çfarë po ndodh?! Deklarata e Stresit për Noizyn na la pa fjalë

Dy reperët e njohur shqiptarë Stresi dhe Noizy mesa duket i kanë dhënë fund armiqësisë disa-vjeçare mes tyre.

Dy reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen në armiq pas disa konfliktesh, teksa tani duket se i kanë sheshuar dhe gëzojnë raporte të mira.

Noizy publikoi dy ditë më parë këngën e tij të re, ku nuk mungoi ripostimi nga ana e Stresit në Instagram.

Një ditë më vonë, ky i fundi laçoi projektin e tij më të ri, i cili u ripostua nga Noizy, por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje është mbishkrimi i Stresit në Instastory.

Stresi ka ripostuar postimin e Noizyt duke shkruar “Gjysma ime ti”.

Tags: miq, Noizy, Stresi