Po tani çfarë?! Kendall Jenner sërish në telashe…

Telashet për Kendall Jenner duket se nuk kanë fund! Supermodelja është akuzuar për përvetësim kulturor për një reklamë që ka bërë për markën e saj të re të tekilës.

Bukuroshja 25-vjeçare ka reklamuar produktin e ri disa javë më parë dhe zyrtarisht ka lançuar sot brandin të quajtur “818”.

Kendall ka publikuar në Instagram disa foto, në të cilat shihet duke pirë dhe duke shëtitur me një kalë në fushat me agave. Kendall shfaqet e veshur me xhinse dhe një kapele cowboy rreth qafës.

Por fansat i ka irrituar fakti se ajo i ka vendosur emrin brandit “818”.Ky numër i referohet kodit të zonës së Calabasas, qytet në California, në të cilin Kendall është rritur. Por tekila njihet si një pije me origjinë meksikane dhe për t’u kualifikuar si një pije e vërtetë duhet të prodhohet vetëm nëse disa vende të caktuara dhe jo në Amerikë.

Shumë persona e kanë komentuar negativisht këtë veprim të Kendall, që në momentin që ajo nxori brandin e ri, duke e akuzuar për “kolonizim”, duke qenë se ajo nuk është meksikane. /Afterparty.al