Kylie Jenner i dha fund lidhjes dy vjeçare me Travis Scott në tetor të 2019, pasi një vit më herët në shkurt të 2018, mirëpritën në jetë të voglën e tyre Stormi.
Nderkohë që çifti qëndronte i ndarë dhe komunikonte vetëm për çështje lidhur me vajzën, nisën dyshimet që dyshja mund të jetë ribashkuar.
Në videot e festës së 29-vjetorit të reperit amerikan disa ditë më parë, miliarderja shihej shumë e afërt me Travis. Ky i fundit shihej duke kërcyer pranë Kylie-t dhe ajo e prekte me këmbë.
E duket se çifti është ribashkuar me të vërtetë këtë herë! Të dy janë kapur “MAT” duke fluturuar bashkë me një avion privat pas festës së ditëlindjes. Ata janë fotografuar duke ngjitur shkallët në të njëjtin avion. /Afterparty.al

