Po mban premtimin! Pas vajzës, Sabiani viziton prindërit e Ilirit dhe ka një mesazh për të gjithë! (Foto)

Iliri dhe Sabiani kanë treguar një shoqëri të madhe me njëri-tjetrin.

Ky i fundit i ka premtuar publikisht shokut të tij, Shaqirit, se do kujdeset për familjarët e tij dhe ashtu po bën.

Pas takimit me vajzën e Ilirit së fundmi Sabiani ka publikuar në rrjetet sociale një foto me prindërit e balerinit të mirë njohur. 

“Një përqafim i sinqertë vlen më shumë se çdo dhuratë”, ka shkruar këngëtari, i ulur mes prindërve të Ilirit.