Po luante në fushë, ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar

Një nga ikonat e futbollit sarandiot, Fredi Mërkuri, 62 vjeç është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike teksa po luante një ndeshje miqësore mes veteranëve të futbollit në
Shqipëri dhe Greqi.

Ai ka qenë në portë kur papritur ka rënë pa ndjenja.

Sfiden po e ndiqte edhe djali i tij, i cili menjëherë ka vrapuar drejt babait.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Merkuri nuk ia ka dalë dot.