Dua Lipa po qëndron në Shqipëri prej ditësh ndërsa pas takimeve që pati në kryeministri e bashki me Edi Ramën dhe Erion Veliajn ka vazhduar pushimet në jug së bashku me familjen.
Ylli i “New Rules” po e shfrytëzon kohën edhe për të pushuar në vendet brilante të Shqipërisë. Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga bregdeti i jugut, ku duket joshëse me bikini teksa ka vënë në pah format perfekte trupore.

Mirëpo ndjekësit shqiptarë e kanë kritikuar për diçka. Dua ka harruar të vendosë lokacionin në fotot e saj, që do ishte një mënyrë e mirë për të promovuar vendin tonë.

