Sot njihet si një nga supermodelet më të famshme në botë, por pak njerëz e dinë se Irina Shayk fillimisht ëndërronte një karrierë në muzikë. Ajo studioi piano që në moshë të vogël dhe ndoqi për disa vite një shkollë muzike, me synimin për të ndërtuar të ardhmen në këtë fushë.
Megjithatë, rruga e saj mori një kthesë të papritur kur u zbulua në një konkurs bukurie, duke hyrë në botën e modelingut. Ky vendim do ta shndërronte Irina Shayk në një nga emrat më të suksesshëm të industrisë së modës në nivel ndërkombëtar.
