Po Jasmina?! Andi “sheqeri” i Diona Fonës në klipin e ri, dalin pamjet e reja

Pak ditë më parë Diona Fona lajmëroi se do të vinte me një këngë të re me videoklip pjesë e së cilit do të ishte edhe konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani.

Pavarësisht se ishte njoftuar më parë, sot pamjet e reja nga projekti i yllit të “Havera” kanë trazuar paksa rrjetin.

Teksa ka bërë me dije se videoklipi do të publikohet nesër në orën 14:00, ajo ka ndarë një kolazh fotosh krahë Andit ku duken si një çift i dashuruar.

“Dhe numërimi mbrapsht fillon! Sheqer,” shkruan këngëtarja 22 vjeçare në postimin në Instagramin e saj.

Ndërkohë që shohim fotot, pyetja e parë që na vjen në mendje është “Po Jasmina?! A është bërë ajo ndopak xheloze që Andi është këtë herë “sheqeri” i dikujt tjetër?”

Pavarësisht kësaj, jemi të sigurt që bashkëpunimi i Dionës me konkurrentin e Për’puthen do të jetë një HIT! Mbetet ta shohim nesër.