“Po ik mi …” Fansi i bezdisur nga Bora Zemani, moderatorja nuk i kursen komentin, i kthehet kështu!

Bora Zemani, një emër tepër i lakuar në mediat rozë kohët e fundit, kjo për shkak se ndodhet në moderimin e një programi që po sjell shumë polemika në rrjet.

Së fundmi moderatorja po përflitet edhe për ndarjen nga aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj. Dyshja tashmë nuk ndiqen në rrjete sociale dhe ky detaj i shtoi akoma më shumë dyshimet, shkruan afterparty.al

Mirëpo kjo gjë si duket e ka “bezdisur” një ndjekës të Borës dhe ai i shkruan këtë koment.

“Po ik mi Bora se ke frikë me hap dhe frigoriferin se del ti”, u shpreh ai. Por komenti i tij i tërhoqi vëmendjen Borës e cila ka reaguar duke replikuar.

“Një unfollow larg je dhe shpëton”, ia kthen Zemani edhe me të drejtë, pasi nuk kanë pse hedhin vrer mbi një personazh kur e ndjekin në rrjete sociale./afterparty.al