Jo gjithmonë një marrëdhënie e gabuar vjen me drama të mëdha apo tradhti të dukshme. Shpesh, sinjalet janë të vogla, të qeta… por shumë domethënëse. Problemi është se shumica i injorojnë, sepse janë mësuar me to ose nuk duan ta pranojnë realitetin.
Ja disa nga këto shenja që nuk duhen neglizhuar:
Nuk ndihesh më vetvetja
Në vend që të jesh e lirë dhe autentike, fillon të filtrosh çdo gjë që thua apo bën. Sikur je gjithmonë “në roje” dhe jo rehat me personin që ke në krah.
Lumturia është bërë e rrallë
Nuk ka më atë ndjesinë e gëzimit spontan. Momentet e bukura janë të pakta, ndërsa ndjenjat e lodhjes emocionale bëhen rutinë. 
Fillon të dyshosh tek vetja
Një marrëdhënie e shëndetshme të ndërton, jo të rrëzon. Nëse po ndihesh më pak e sigurt, më pak e vlefshme, diçka nuk është në rregull. 
Mungon dëshira për të ardhmen bashkë
Kur mendon për të ardhmen, nuk ndihesh e emocionuar. Përkundrazi, ideja për të vazhduar gjatë të krijon pasiguri apo edhe frikë. 
Je gjithmonë e lodhur emocionalisht
Edhe pa ndodhur asgjë e madhe, ndihesh e rraskapitur. Kjo vjen nga tensioni i vazhdueshëm dhe mungesa e qetësisë në lidhje. 
Nuk investon më në marrëdhënie
Kur e sheh që nuk përpiqesh më, ose thjesht “ecën me rrjedhën”, është një shenjë që emocionalisht je shkëputur. 
