Po divorcohen? Jessica Biel hedh poshtë dyshimet për marrëdhënien me Justin Timberlake

Jessica Biel i dha fund thashethemeve për ndarje nga Justin Timberlake në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në mediat rozë nuk ndalen titujt për një dramë te re për shkak të lidhjes që këngëtari ka pasur vite më parë me Britney Spears.

E teksa Timberlake i është rikthyer muzikës, Biel shkoi në Instagram për të ndarë mbështetjen e saj, duke postuar një video të saj duke shfaqur këngën kryesore nga albumi i tij i fundit.

Gjithashtu, ajo publikoi edhe një kolazh videosh për ditëlindjen e tij në TikTok.