Plas sërish skandali! Modelja zbulon mesazhet intime që i vinin nga Pique

Gerard Pique dyshohet se i ka dërguar mesazhe intime modeles braziliane, Suzy Cortez. Ai thuhet se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me modelen e Instagramit për një periudhë të konsiderueshme kohore.

“Ishim miq me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e mori vesh, më kërkoi numrin dhe më dërgoi një mesazh.

Kur u ktheva në Brazil, më dërgoi një mesazh direkt në Instagram, të cilin e fshiu. Ai më shkruante çdo ditë duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste se sa e madhe ishte prapanica ime”, u shpreh Cortez.

“Ai (Pique) ishte që më dërgoi mesazhin më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që nuk më dërguan kurrë asgjë ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të mrekullueshëm dhe i respektojnë shumë gratë e tyre”, deklaroi ajo.

Tags: pique, Shakira