Jennifer Lopezi ndihet e poshtëruar dhe e tradhtuar, pas ndarjes nga Ben Afflecku, sipas deklaratave të një të afërmi të saj.
Një burim për Page Six thotë se ylli latin ndihet e poshtëruar nga sjellja e të dashurit të saj, pasi ai ishte i pari që bëri lëvizjen për t’u ribashkuar dhe tani po prish martesën e tyre.
“Ajo është e tërbuar. Ajo ndjen se ai e poshtëroi atë. Ishte ai që donte që ata të ribashkoheshin dhe të ishin bashkë”, thotë burimi. Aktori dhe këngëtarja zbuluan se janë rikthyer bashkë në korrik 2021, menjëherë pasi Lopez u nda nga Alex Rodriguez.
Çifti ka qenë bashkë nga viti 2002 deri në vitin 2004 dhe u ndanë pak para se të ngjiteshin në shkallët e kishës për të bërë betimin e tyre.
“Lopezi mendon se e ka poshtëruar sepse e ka bindur se ajo është dashuria e jetës së tij dhe e ka bërë të mendojë se marrëdhënia e tyre është gjëja më e rëndësishme”, thotë burimi.
Përveç kësaj, burimi ka theksuar se Lopezi është shumë e mërzitur pasi kjo gjendje prek edhe fëmijët e tyre. “Janë pesë fëmijë të përfshirë në këtë. Ai e dinte se ata do të bashkonin familjet e tyre. Ai nuk e ka pranuar plotësisht që ka mbaruar”, thotë ajo.
Së fundi, burimi zbuloi se nga ana e tij Ben Afflecku po vonon kërkesën për divorc, pasi po përpiqet ta nxjerrë atë nga pozita e vështirë dhe të mos i shkaktojë më stres. “Afflecku është shumë mbrojtës ndaj saj ”, thotë burimi në mbyllje. Mirëpo, fakti që ata as që flasin më me njëri-tjetrin nuk e ndihmon situatën.