Pjesë e surprizës?! Pas Donaldit edhe Bora Zemani përlotet nga surpriza e Romeos, ja DETAJI që shpëtoi!

Bora dhe Donaldi janë cifti që kanë dhuruar më shumë emocione për publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Surpriza e Romeos për Donaldin nuk ka prekur vetëm këtë të fundit, të cilin e kanë pushtuar lotët, por edhe Borën.

Ajo ka publikuar në rrjetin e saj social instagram momentin e surprizës së Donaldit duke etiketuar Romeon dhe vëllain tjetër të tyre, Marion. Si duket Bora ka qenë në dijeni, pasi na bëri të ditur se pjesë e surprizës është edhe vëllai i tyre i vogël.

Bora ka lënë të kuptohet se dhe ajo është emocionuar njëjtë me Donaldin për këtë surprizë që i bëri të gjithë të nxjerrin lot gëzimi e dashurie.